Për të njohur zotërinjtë e teknologjisë duhet të shihni librat që ato lexojnë apo mbajnë në libraritë e tyre

Themeluesi i Amazon (kompani 1 mld USD), Jeff Bezos ka themeluar kompaninë “Blue Origin” që dëshiron të ulë kostot e udhëtimit për në hapësirë dhe që me gjasë do të çojë turistët atje. Pronari i saj Bezos është rritur dhe frymëzuar nga librat e shkrimtarit të famshëm të romaneve fantastiko shkencor, Isaac Asimov dhe Robert Heinlein.

Krijuesi i SpaceX, Elon Musk është i frymëzuar nga romanet dhe veprat e Philip Dick po së fundmi edhe nga Iain M Banks (autor kohëve të fundit i romaneve fantastiko shkencore). Shumica e këtyre mendjeve që qendrojnë pas zhvillimeve më të fundit teknologjike dhe gjenetike janë të frymëzuar nga këto autorë që paralajmërojnë një botë tjetër. Fjala vjen Ursula le Guin është një autore që flet për një shoqëri të ardhme ku do të ketë ndërhyrje gjenetike. Ku plakja, seksi, ngjyra etj do të jenë të paracaktueshme dhe të përllogaritura saktësisht.

Çfarë mund të prodhojnë këto mendje që tanimë kanë shumë pushtet ndërsa frymëzohen nga romane të tilla? Prodhimi më i fundit i Marvel dhe Disney, Avengers End Game që rezultoi në të ardhura rekord, është një shenjë e qartë se ku po përpiqet të shkojë njerëzimi.

Patrick Deneen shkruan se “ambicia për të pushtuar dhe sunduar botën e jashtme qendron në zemër të projektit modern shkencor.” Ai analizon një ese të gjatë të Arendt ku pëpriqet të shpjegojë se si ajo e pat parashikuar se si përmes “pushtimit të hapësirës” njeriu po fshihte në thelb dëshirën për të qenë zot.