Keqardhje që po politizohet dhimbja e një familje

QËNDRIM PERSONAL:

Nga Meliza Haradinaj Stublla, keshilltare e kryeministrit Haradinaj

QËNDRIM PERSONAL:

Duke ruajtur dhimbjen dhe respektin maksimal për gjithë të kaluarën e dhimbshme të popullit tonë nën okupimin e dhunshëm e vrasës të Serbisë,

Duke kujtuar me dhembshuri të thellë gjithë fëmijërinë e gjeneratës sime të kaluar nën ankthin e vdekjes e torturës, familjarëve të vrarë, masakruar e zhdukur, përndjekjes nga bankat shkollore e nga shtëpia, largimit të prindërve nga puna, e makabrave të tjera që në një formë ose tjetrën kemi përjetuar secili prej nesh,

Ndjej keqardhje të madhe se si kjo temë trajtohet sot me kaq joseriozitet e protagonizëm personalo-partiak, duke politizuar, mediatizuar, e shtuar dhunën psiqike tek populli (mos të flas për viktimën dhe familjen e saj), pa asnjë konsideratë e as përgjegjësi për pasojat e mundshme. Thjeshtë, ka qenë e mundshme të krijohet një Komision Parlamentar Ad Hoc – bashkë me një panel të lartë avokatësh vendorë e ndërkombëtar, që të mbledhin të gjitha faktet e krimeve dhe të deponohen në ndonjë gjykatë ndërkombëtare përmes ndonjë shteti mik.

20 vjet ia kemi dhuruar Serbisë copëzat e Kosovës sonë, duke diskutuar me të çështjet tona të brendshme, sovranitetin tonë… Nuk është dëgjuar asnjë zë!!!! Nga përkujtimi i masakrave makabre, kemi shkuar për t’u ulur në tavolinat dialoguese përballë ish-ministrave të Milloshit, me Daqiqin e Vuqiqin, pa asnjë kusht!

Si ka pasë mundësi një deputet (apo parti) ta ngrisë dorën për të votuar Gjykatën Speciale, pa e publikuar këtë foto?!!!!!

more recommended stories

loading...