Deputeti Lita: Jemi këtu të ndryshojmë Kushtetutën e vendit dhe të ndihmojmë qytetarët

Deputeti i opozitës parlamenyare, Korab Lita, ka folur sot në Kuvend duke thënë se në këto zgjedhje duhet mbi të gjitha të fitojë procesi zgjedhor, duhet të sigurohet një proces transparent dhe i ndershëm.

Ai theksoi se nuk ka rëndësi nëse fiton e majta apo e djathta, por duhet të fitojë procesi zgjedhor.

Gjithashtu deputeti Lita ka kërkuar edhe ndryshime në Kushtetutë.

“Mesazhin e tyre dhe votën e tyre e dyshimet e tyre të papërmbajtshëm. Më vonë do të jetë shumë vonë për t’u kthyer mbrapsht.

Ky rezultat zgjedhor qoftë fitorja e të majtës apo të djathtës do të quhet fitore procesi. Pavarsisht si janë rrokullisur punët ne duhet ta fitojmë rrugën politike. Jemi këtu të ndryshojmë Kushtetutën e vendit dhe të ndihmojmë qytetarët. Edhe pse nuk besoj shumë se kjo mazhorancë do të bëjë ndonjë gjë në këtë drejtim.”ka thënë Lita në seancën e sotme plenare