Turp për ty, zoti Bochhard!

Nga Beqir SINA

Nuk mund të mbahet më ky Kryeministër me gënjeshtra….!

Ndalimi i asaj vajzës që u dyshua se bëri mbishkrimet në hyrje të një apartamenti në Tiranë, ku banon Ambasadori i OSBE-s Bernd Borchardt, ka sjellë shumë “tollovi” në Shqipëri.

Media partizane, pra ajo që ben zëdhënsin e Kryeministrit Rama, për cdo ditë fllad (daily news) si : gazeta TemA, Top Chanel, Raport Tv, gazeta Dita, Gazeta Shqiptare, e tjera, apo edhe ndonjë zëdhënëse, gazetar apo analist deri edhe ndonjë deputet i PS, apo zvendes Minister i Brendëshëm, e quajtën parrullën “Shame on You! Mr. Borchard”, të shkruar në shkallët e hyrjes së pallatit në Tiranë, mbas protestës së opozitës deri në një “kërcënim”, për jetën të ambasadorit Bernd Borchard, dhe shkele te ligjit simbas tyre.

Ndërkohë, që vet ai dhe zyra e OSBE-s, në Tiranë, është treguar mjaft e kujdesshëme këto ditë, në dekleratat e saj, duke evituar edhe ndonjë koment nga kjo zyrë që ndoshta duhet të ju hynte në punë, atyre “të shqetësuarve” shumë, “të turpëruarve” shumë “, dhe vigjelentëve të partisë edhe më shumë.

Megjithëse, duhet thënë se ky është një fenomen që të paktën në SHBA, para Shtëpisë së Bardhë, ose në Nju Jork, Chicago, Los Agelos, e tjer, nuk ka bërë vaki që një president gjatë gjithë historisë së tij, nuk ka mbetur pa i thënë ose i shkruar një parrullë – ku protestuesit t’i thonë atij : “Shame one You” ose “ Mr. President Have You no Shame” – : “nuk di se si t’i drejtohem atyre mediave se në kohën e komunizmit, si : TemA, Top Chanel, Dita, Gazeta Shqiptare, e tjera, apo edhe ndonjë zëdhënëse, gazetar apo analist deri edhe, ndonjë deputet i PS, apo zvendes Minister i Brendeshëm, që e quajtën parrullën “Shame on You! Mr. Borchard”, deri në një “këcënim” për jetën të ambasadorit Bernd Borchard .

Blindsiding – qorrat në televizionet dhe gazetat e tyre, si edhe herët e tjera bënë edhe me këtë rast vetëm një gjë, duke bërë kështu atë “lojën” me informata të gabuara duke e vet gjykuar lajmin pa bërë argumentin the lexuar mirë se përse ?.

Por, nëse parrulla “Shame on You! Mr. Borchard”, do të shihej si i tillë, nëse dëshiron të jeshë kritik ndaj një opinioni dhe të bëhesh gjykatës, dhe avokat i Ambasadorit Bochard, me këtë rast si vepron : TemA, Top Chanel, Dita, Gazeta Shqiptare, e tjera, apo edhe ndonjë zëdhënës, gazetar apo analist deri edhe, ndonjë deputet i PS, apo zvendes Minister i Brendeshëm, duhet, së paku, të të ketë marrë kohë për ta lexuar ashtu si duhet atë parrullë, dhe të medosh sado pak se pse është shkruar ajo parrullë? dhe kujt i është drejtuar.

Që në se do të ishte bërë në SHBA, ajo parullë ua them me bindje që as që i binte ndërmend kërkujt të merrej me të edhe në se një “Shame on You! Mr. President”, do t’i drejtohej edhe Presidentit Trump, dhe do të vendosej te kangjellat e Shtëpisë së Bardhë.

Sepse, cdo gjë që shkruhet nga publiku amerikan në lidhje me opinionin e tyrë për Presdentin,( përvecse ; sharjeve vulagare, kërcënimeve publike, dhe ofendimeve që kan të bejnë me moralin e Presdentit apo gruas e fëmijve të tij) nuk do të thotë se është ndonjë gabim.

Kështu, që nxitja për të përdorur ligjin në Shqipëri, dhe nxitur policinë është absurde. Dhe, për publikun shqiptar që e di mirë se si protestohet e veprohet në Amerikë, dhe në Europë, çka është e neveritshme reagimi e media pro Edi Rames.

Sikur ta takoja atë vajzën Tirana, do të i thosha të njëjtën gjë të drejtpërdrejt, “Bravo për guximin dhe veprimin”. Sepse ajo veproi me gjithë hidhërimin, hirin dhe inteligjencën e një protestuese, sikur të ishte në Amerikë, ose në ndonjë kryeqendër të Europës.

Megjithëse , ato Daily News-et e Tiranës, si : gazeta TemA, Top Chanel, Raport Tv, gazeta Dita, Gazeta Shqiptare, e tjera, apo edhe ndonjë zëdhënës, gazetar apo analist deri edhe, ndonjë deputet i PS, apo zvendes Minister i Brendëshëm, e quajtën parrullën “Shame on You! Mr. Borchard”, si një kërëcënim, ata nuk bënë gjë tjetër, vecse shpenzuan kohën e tyre të caktuar duke renditur gënjeshtrat e përditëshme në një përpjekje për të diskredituar një protestë të zakonëshme, nji protestuese për t’a frikësuar.

“Nëse reagimet e tyre do t’i ktheja mbrapa nuk dotë thotë se ua kam thënë të gjitha,” vetëdija e e tyre për të renditur çdo ditë kundra opozitës vetëm genjështrat e ditës, është dritë shkurtër për keqbërje është, edhe një keqardhja minimale, për këto media, gazetar dhe opinionist, dhe pushtetar, instinkti i të cilëve është vetëm që të fajësojnë të tjerët, një instiktit ky që është i fortë, te këta tipa në Shqipëri, që janë edukuar dhe mësuar me propogandën e Enver Hoxhës, për 45 vjet “.

Ky është një test tjetër për zbulimin e gënjeshtrës! së tyre!

Dhe, në fund jo vetëm që pajtohem plotësisht me reagimin që është bërë edhe nga ish-deputetja e LSI, Silva Caka , e cila e ka cilësuar si një turp të vërtetë shoqërimin e Ana Azizajt nga policia, por duhet edhe kërkuar falje.

Në një postim në “Facebook”, Caka teksa ngre shqetësimin se diktatura po instalohet, shprehet se në polici duhet të ishte shoqëruar ambasadori Bernd Borchardt që, sipas saj, është kthyer në mantenutën e kryeministrit dhe vajza që bëri mbishkrimin.

“Diktatura po riinstalohet: zgjidhe vetë në cilin krah të historisë dëshiron të qëndrosh! Ana është nga ato vajza që të gozhdon me një shikim; forca e karakterit të saj me të drejtë i tremb të pakarakterët, të neveritshmit si Berndt Borchardt, Edi Rama e Sandër Lleshaj! Ana është shoqëruar dje në polici, vetëm për fjalët “Shame on you”, të shkruara në pallatin ku jeton Ambasadori i OSBE-së. E tmerrshme ku po jetojmë! Nëse do duhej që dikush të shoqërohej në polici, ajo sigurisht nuk do të ishte Ana: Nëse do duhej që dikush të shoqërohej në polici, ai sigurisht do të duhej të ishte Edi Rama, që po i vjedh çdo ditë shqiptarët! Nëse do duhej që dikush të shoqërohej në polici, ai sigurisht do duhej të ishte Sandër Lleshaj, që e ka bërë Policinë e Shtetit totalisht politike e që helmon e dhunon qytetarë të lirë çdo ditë! Nëse do duhej që dikush të shoqërohej në polici, ai sigurisht do duhej të ishte Berndt Borchardt, që shfrytëzon autoritetin dhe detyrën e dhënë nga OSBE, për t’u kthyer në mantenutën e Edi Ramës e për t’u tallur me shqiptarët, me deklaratat e tij skandaloze, që nuk i hanë as qentë! Ana zgjodhi të mos heshtë! Sot duhet të jemi të gjithë me Anën! ANA është ana e ndritur e medaljes dhe e historisē!”