Piktura e Monet arrin rekord shitet për 110.7 milionë dollarë

Vepra e piktorit francez, Claude Monet, është blerë për 110.7 milionë dollarë në ankand duke vendosur kështu një rekord të ri botëror.Monet e kishte përfunduar pikturën e tij në vitin 1890, si pjesë e serisë së quajtur “Meules”, duke përshkruar jetën rurale pranë shtëpisë së tij në rajonin e Normandisë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.Vlen të theksohet se shitja është rekord edhe sepse është hera e parë që një pikturë impresionisti kalon shifrën e 100 milionë dollarëve.Ishte ankandi i fundit në vitin 1986, kur kjo pikturë u shit për vetëm 2.5 milionë dollarë.Deri atëherë, piktura ishte në duart e një familjeje që e kishte blerë atë drejtpërdrejt nga tregtari i kontraktuar nga artisti, prej gati një shekulli.Deklarata për shtyp e shtëpisë së ankandeve “Sotheby’s” thekson se piktura është në vendin e nëntë sa i përket veprave më të shtrenjta të shitura përmes ankandeve.Blerësi i saj raportohet të ketë mposhtur 5 oferta të tjera në ankandin e zhvilluar në Nju Jork, megjithatë “Sotheby’s” nuk e identifikon me emër atë.Vepra e fundit më e shtrenjtë e Monet ka qenë “Nympheas en fleur”, e cila u shit për 84.7 milionë dollarë në maj të vitit 2018.