Pas fiqve ‘fiksohet’ me pemët!!! Ja çfarë bëri sot…

Bashkia e Tiranës ka hapur tregun e parë publik të rrobave të përdorura në Shkozë, i cili do tju japë mundësinë e punësimit 103 familjeve nga komuniteti rom dhe egjiptian që deri më tani shisnin në rrugë.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se hapja e këtij tregu është mundësi punësimi për shumë familje në nevojë të përjashtuara nga taksa për hapësirën publike, por duke nxitur formalizimin dhe arsimimin e familjeve të këtyre dy komuniteteve.

“Jam i lumtur sepse sot pashë edhe Elidonin, djalin që kam takuar ditën e parë kur nisa punë në Ministrinë e Mirëqenies, i cili kishte thyer këmbën pasi e kishte përplasur autobusi kur ish-bashkia e nxorri në rrugë. Sot Elidoni jeton në një banesë sociale, një nga prindërit punon për Eco Tiranën, që është agjencia jonë e pastrimit, nëna do të shesë këtu në tregun e rrobave të përdorura. Duke dhënë shembullin e Elidonit, u kemi dhënë dinjitet të gjithë ‘Elidonëve’ të këtij komuniteti, sepse i kemi larguar nga rruga, nga kryqëzimet, nga pluhuri, nga vendi ku aksidentohen, dhe i kemi sjellë në një ambient dinjitoz, ku mund të punojnë shumë më mirë”, – tha Veliaj.