Mbi shpresën


Astrit Lulushi

Kur njeriu humbet shpresën, humb çdo gjë – në vend që të lehtësohet siç ndodh kur një enë a një thes zbrazet – ai ndjen një barrë të rëndë, që është përgjegjësia ndaj vetes dhe të tjerëve që varen prej tij. Njeriu mbahet në këmbë nga një balancë e çuditëshme midis forcës së ndjenjës që buron nga brenda, dhe forcës së veprimit të jashtëm. Shpresa gjithashtu është një lloj profecie, nëpërmjet së cilës njeriu parashikon të ardhmen e tij; varet nga veprimi që kjo profeci të përmbushet ose jo. Të kesh shpresë do të thotë të jesh profet, të paktën i vetes. Çdo njeri e ka këtë aftësi nëse ka shpresë. Imagjinata është shpresë, po ashtu edhe fantazia. Ushqyerja e fantazisë është si ushqyerja e trupit, por, për t’u plotësuar, asaj i duhet të ketë grumbulluar shume material a përvojë nga bota e jashtme, nga jeta; dhe është ky ushqim nga i buron e gjithë forca, e cila, kur vjen koha, manifestohet si shpresë.

more recommended stories

loading...