KM liron nga detyra prefektin e Shkodrës dhe të Elbasanit

Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra prefektin e Elbasanit, Gledian Llatjan dhe prefektin e Shkodrës Valdrin pjetrin.

Llatja u largua nga detyra pasi ai është zgjedhur nga PS-ja si kandidat për Kryetar Bashkie në Elbasan ndërsa Valdrin Pjetri për shkak të kandidimit për Bashkinë e Shkodrës.

Qeveria shqiptare, me anë të një vendimi të marrë sot, ka emëruar prefekt të Shkodrës në vend të Pjetrit, Çesk Milljan.