Brexit: Deputetët pritet që të votojnë në qershor

Kryeministrja Theresa May u ka dhënë deputetëve anglezë mundësinë që për herë të katërt të kërkojnë në fillim të qershorit mbështetjen për Brexit, raporton BBC.Qeveria britanike pritet në javën e parë të qershorit që të hedhë për votim marrëveshjen e kundërshtuar për Brexit.Vendimi u konfirmua të martën nga zëdhënësi i kryeqeveritares Theresa May pas takimit me shefin e opozitës laburiste, Jeremy Corbyn.Nga zyra e May u tha se bisedimet me opozitën në muajin e fundit kanë qenë të dobishme dhe konstruktive, ndërsa kryediplomati i vendit Jeremy Hunt tha se negociatat nuk mund të zgjatin pafundësisht.