Shpërndante drogë duke përdorur aplikacionin e Inteligjencës amerikane, arrestohet shqiptari


Nga Luan Kondi
Një shqiptar 32 vjeçar që jetonte në Via della Sapienza në Itali është arrestuar, pasi dyshohet si shpërndarës droge.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari përdorte një aplikacion sekret që i merrte porositë me mesazhe që fshiheshin pas tre sekondash. Ajo që e zbuloi shqiptarin ishte një “e-moji” ku dikush e porosiste atë për 5 gramë kokainë.

T, 32 vjeç, u arrestua nga operacioni i koduar “Lëvizja” dhe hetimi që çoi në arrestimin e shqiptarit filloi thuajse një vit më parë, pas kapjes së një 38 -vjeçari italian, me banim në Murialdo.

Lënda narkotike shpërndahej përmes aplikacionit “Sinjal” dhe dyshohet se shqiptari ishte furnizuesi i një grupi të shitësve të drogës që merrte porositë me SMS.

Një sistem që ishte shumë praktik, i shpejtë dhe që i lejonte grupit të shpërndante rreth 50 doza kokainë në javë në zonën e Viterbos, ndërsa të ardhurat ishin mijëra euro në muaj.

“Signal” është aplikacioni i famshëm sekret i Edward Snowden, përdorur nga ish-agjenti i CIA-s për të zbuluar detaje të programeve të mbikëqyrjes të qeverisë amerikane që mbaheshin sekret. /l.k./

Marrë nga www.lafune.eu