Një pije energjike në ditë, rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës?

Studiuesit kanë zbuluar se vetëm një pije energjike në ditë, rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, tek adoleshentët e rinj.
Kjo pije ndikon në të njëjtën kohë në hormonet e stresit dhe tek presioni i gjakut.Gjetjet e një studimi të fundit, sipas “The Sun”, janë paralajmërim për të rinjtë që të largohen sa më shpejtë nga pijet e tilla.

“Teksa pijet energjike po bëhen vazhdimisht më të përdorura, është e rëndësishme që të studiohen efektet e këtyre pijeve në ata që i pinë rregullisht dhe për të përcaktuar më mirë, nëse ka, sasinë që është e lejueshme të konsumohet”, ka thënë John Higgins, udhëheqësi i studimit të Universitetit të Teksasit në Houston.

Konsumimi i pijeve energjike nxit hormonin e quajtur noradrenaline.

Noradrenalina, zakonisht lirohet në kohë stresi, nxit presionin e gjakut dhe mundësinë e zemrës që të kontraktohet, duke zgjuar dhe rritur vigjilencën e trurit.

Këto ndryshime, bëjnë që adoleshentët e rinj të kenë probleme në zemrën, të cilat i përcjellin gjatë gjithë jetën.
Vetëm pak muaj më parë, Britania e Madhe ndaloi me ligj shitjen e pijeve energjike për të gjithë personat nën moshën 18 vjecc. Ndërkohë në vende si Suedia dhe Norvegjia shitja e tyre bëhet vetëm në farmaci, sikurse ka vende si Danimarka, Uruguaji dhe Turqia që e kanë të ndaluar me ligj shitjen e tyre.

Po në Shqipëri ?

7 muaj pas ndryshimit të ligjit për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi alkoolit, me anë të së cilit u ndalua dhe përdorimi i pijeve energjike nga fëmijët, asgjë nuk ka ndryshuar.Ndryshimet që iu bën ligjit për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi alkoolit, duke shtuar dhe ndalimin e pijeve të gazuara u bë për parandalimin e pasojave shëndetësore nga konsumi i pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, duke ndaluar jo vetëm përdorimin e tyre por duke kufizuar njëkohësisht dhe marketingun.

Problematike eshte qe fëmijët,e sidomos më të vegjlit vazhdojnë të konsumojnë pije të gazuara në cdo ambient duke mos u penguar nga askush.

Në një studim të kryer nga OBSH 14%të rinjve nga mosha 11-15 vjeç konsumojnë pije energjike 2-4 herë në javë, ndërsa 5% janë konsumatorë të përditshëm.