Prokuroria kryeministrore

Nga Basir Çollaku/

Prokurorja e Përkohshme zonja Arta Marku, në përpjekjen konkuruese për tu bërë e përhershme me një mandat 7-vjeçar, bën një gjest cënues të pavarësisë së institucionit. Në një situatë të tensionuar dhe të pazakontë, ky akt bindjeje është gati kapitullues, duke shkërmoqur iluzionet e ndonjë qelizë shtetit të tepruar gjëkundi. Së paku publikisht. Mediat kanë fiksuar në orët e paraditës së sotme, vizitën e shefes së akuzës në Kryeministri. Në fillim të detyrës,ajo u ul si vartëse e ish-ministrit Fatmir Xhafa, në një marrëveshje të pavlerë ligjore, të quajtur forca e ligjit, thua se dy njerë ishin pronarët e ligjit. Nuk ka asgjë të habitshme të takohet kryeministri me Prokurorin e Përgjithshëm. Eshtë një normalitet në dobi të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit. Kur ka prova e dëshmi të mëparshme të kësaj dëshire. Por vajtja në zyrën e qeverisë në këtë përplasje politike e akuzash të pafundme e kompromenton dukshëm dhe mënjanon besueshmërinë, madje edhe te ata shpresëpakët ende besues.
Pikëpyetjet janë të shumta
A duhet të dalë Arta Marku në një konferencë për mediat dhe të zbardhë takimin me Ramën, pretendimet e deritanishme të Prokurorisë? Po. Kjo do ti shërbentë më së miri asaj, institucionit të drejtuar prej saj, qytetarëve, ligjit dhe të vërtetës.
A duhet të flasë zonja Prokurore se nuk është Edi Rama përcaktuesi se cila Prokurori merret me hetimine ngjarjes? Sigurisht ka vend mjaft për ta qartësuar këtë tentativë, të cilën e përcakton ligji sipas llojit të ngjarjes.
A duhet zonja Prokurore të zbardhë veprimet dhe mosveprimet e Kryeministrit të cilat kanë sjellë shkaqe e pasoja të rënda për mbarëvajtjen e protestave dhunimin e qytetarëve? Natyrisht institucionalisht.
Duhet të nisë hetim institucioni drejtuar nga zonja Marku dhe për dhunën e tepruar, helmimin, lënda kimike e hedhur mbi qytetarët, fëmijë, gra, të moshuar, në zona të banuara larg perimetrit të protestës.? Prej aq kohësh duhet të ishin kryer mjaft veprime hetimore me një dosje të përcjellë edhe në gjykatë.
A duhet të zbardhe atë cka mediat e zbardhën në pak sekonda dhunimin kanibal të sekretarit organizativ të PD Seit Dollapi? Për nga përmasa dhe pesha e ngjarjes sigurisht po.
A duhet të informojë qytetarët zonja Prokurore në detyrë, se për çfarë arsyeje ministri i brendshëm Sandër Lleshi, i kallzuar penalisht nga opozita prej javësh, për veprime në kapërcim të ligjit, nuk është thirrur të japë deklarime, të dëshmojë dhe Prokuroria të përcaktojë raportin e tij në zbatim ose jo të ligjit? Ndoshta faza hetimore nuk ka plotësuar ende fashikujt.
A duhet Prokurorja në detyrë të përfshijë në transparencën e institucionit se veprimet e Policisë së Shtetit, drejtuesit të saj Ard Veliu, janë brenda parametrave ligjorë, apo ka shkelje, element të veprës penale të konsumuar prej tij dhe prej tyre? Në 11 protesta nga 16 shkurti e deri më sot, provat kanë qenë të bollshme.
A duhet zonja Prokurore në detyrë të informojë qartë përse dosjet mbahën sirtarëve të Prokurorisë, kur të pandehur mund të jenë lehtësisht zyrtarë të lartë të PS, Edi Rama, Sajmir Tahiri, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Ilir Beqja, Qazim Sejdini, ndërsa grabitja në Rinas, siç ajo deklaroi në intervistën e saj në Top Channel tre ditë më parë, ishte hetim thuajse i mbaruar? Sepse kështu kanë deklaruar Rama dhe Lleshi më herët.??!!!!

A duhet Prokurorja në detyrë të mos bëhet pjesë e ndarjes së bërë nga kryeministri në NE (pushtetarët) dhe ATA (qytetarët)?
Zonja Prokurore në detyrë e ka kaluar vettingun, pra mbetet brenda sistemit, megjithë kontestimet për mosprani në proces, të shprehura nga përfaqësuesi i huaj Teo Jacobs. Por tani ka një hall vazhdues. Marku është një ndër katër garuesit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për të kaluar provën e parë, pastaj pasardhësen në Parlament, duke synuar mandatin 7-vjeçar, pas një vitit e gjysëm përkohësi. Në atë KLP, ku votojnë ende dhe dy ish- zyrtarë pjesë e vjetër e Sigurimit të Shtetit, segmenti mbetet i kontrolluar nga Rama, si rikthyesi në detyrë i tyre. Arta Marku shfaqi qellimin me paltformën e saj të renditet e para në klasifikimin nga Këshilli i Prokurorisë. Procedura kërkon jo pak kohë fizike.
Dhe deri atëherë??
Deri atëherë njeriu urdhërues për renditjen, votimin në KLP, në Kuvend, numrin omgj të votave, lejuesin për të qëndruar në atë detyrë të Prokurorit, e ka Edi Rama. Deri atëherë Edi Rama të jep porosi dhe Prokuroria duhet të funksionojë si fasoneri, me mall porositës. Rama Porosit, Prokuroria bën gati porosinë. Atëherë vazhdon qokëbërja mes palëve. Ky është një rrisk jo I pakët, ndaj të cilit duhet bërë kujdes maksimal.
A duhet kaluar ky hetim proteste të Krimet e Rënda?
A ka më shumë besim dhe kontroll Edi Rama ndaj Donika Prelës? Deri më tani po. Kalimi i paprecedent i vettingut nga Prela me një dosje mbushur me surpriza, me një raport professional, të pasurisë dhe integritetit, me një raport të Shërbimit të pamarrë në konsideratë, grricës gjithkund, vëtëm Rama mund ta kapërcente.
Arta Marku nuk duhet të pranojë të bëhet pjesë e Platformës së Ramës Prokuroia që duam, sepse ka nënshkruar Prokurorinë që ne qytetarët nuk duam.
Ky informim për qytetarët është gati detyrues moralisht dhe professionalisht. Nuk ka asnjë arsye bindëse të qëndrojë fshehur pas sekretit hetimor. Nuk ka kokërr sekreti në katrahurën ku vendi është përfshirë. Jo. Vajtja në zyrën e Ramës, kompromenton pamundësimin për hetime ndaj veprimeve të dhunshme të Policisë së Shtetit, drejtuesve të saj dhe ministrit Sandër Lleshi. Zonja Marku nuk duhet të “markojë” renditjen në KLP dhe bëjë projekt për Prokurorinë porositë e Edi Ramës. Nuk e kuoton kjo. Ajo duhet të rrëfejë përsenë e kësaj vizitë dhe të mos shkojë më asnjëherë në zyrën e kryeministrit. Kjo nuk ka të bëjë me individët për fenomenin. Nuk është çështje estetike por thelbësisht drejtësie. Prokuroria kur bëhet palë dhe vartëse me pushtetin, lë mënjanë ligjin dhe shtetin. Por e gjithë përgjigja mos bëhet aq komike sa të thonë se ka qenë vetëm makina…

more recommended stories

loading...