Natyra e njeriut

Astrit Lulushi

Njeriu ka natyrë të çuditëshme, krahasuar edhe me vetë natyrën e qeniet e tjera në tokë; madje, ndonjëherë mendon se edhe kjo që ka nuk është natyra e tij. Çfarë është? Edhe kur nuk do diçka, i pëlqen ta ketë për vete, merr fytyra të ndryshme, zgjedh nga maskat më të bukura e tërheqëse për të përdorur çdo njërën prej tyre në udhëtimin e tij ndonjëherë të gjatë që shpesh përfundon me fytyrën që ka. Përfundimisht, ai nuk mund të fshihet. Kaq e komplikuar është të jesh njeri; të gjitha, i bën nga grykësia që duket se është edhe natyra e tij. A nuk është ngrënia gjëja e vetme për mbijetesë? Por njeriu e fsheh, duke vënë maskën. Pastaj vjen mendja, që si një bankë ruan kujtesën. Pa kujtesën, asgjë nuk do të mësohej – ngjarjet, gjuha, marrëdhëniet – identiteti personal nuk do të formohej, as nevoja për maskë nuk do të ekzistonte, por njeriu e përdor.

more recommended stories

loading...