Vjollca Hoxha dhe Blushi ia ‘’shtrojnë” me aktorët e Portokallisë, Veleshnja zbulon prapaskenat: Xhemi merr më shumë se ai (Video)

Aktori Rezart Veleshnja ka publikuar disa video në Instagramin e tij, teksa shihen e gjithë trupa e Portokallisë duke shijuar një darkë në një ambient që duket i rezervuar tërësisht për ta.

Në mbrëmje nuk ka munguar as pronarja e TCH Vjollca Hoxha, dhe drejtori Ben Blushi, i cili nuk ka preferuar që të flasë ndonjë fjalë. Në një moment të videos, Veleshnja është duke xhiruar pa mendje Vjollca Hoxhën, e cila ishte dhe duke ngrënë, dhe është gjetur e papërgatitur.

Në këtë moment nuk kanë munguar as batutat, ku aktori e ka falenderuar pronaren e tij: Rrofsh për ato që më jep!, ndërsa Hoxha ia ka kthyer se Xhemi paguhet më shumë se ai. Mes siguri që kjo nuk do ti pëlqejë Rezartit kur ta rishohë videon.

Nuk dihet ende arsyeja e kësaj darke, po nga postimet në rrjetet sociale të aktorëe, shihet se armosfera është ndezur edhe më tej me këngë dhe me muzikë qytetare.