Tayna bëhet nostalgjike, nuk harron rrënjët nga vjen(FOTO LAJM)

Tayna është një nga artistet dhe reperet më të ndjekura të momentit.

Suksesi i saj i menjëhershëm shpesh është paragjykuar, por në çdo këngë të re të sajën ne e kuptojmë që Tayna nuk është aty ku është ashtu fare rastësisht.

Pak kohë më parë në rrjete sociale qarkulloi një video e Taynës në një talent show muzikor, që në moshë fare të vogël, nga ku kuptuam pasionin e vërtetë që ajo ka për muzikën.

Së fundmi në Instastory ajo ka publikuar një foto ku ka bërë një ndërlidhje midis të shkuarës, pikërisht audicioneve në vogëli dhe të tashmes ku ndodhet në një klub e rrethuar nga mijëra njerëz.

Në rreshtat e këngëve të saj, ajo është përpjekur të na shpjegojë se pavarësisht refuzimeve të shumta që mund të ketë marrë nga shtëpitë diskografike, besimi në vetvete nuk e ka lejuar të heqë dorë nga ëndrra e saj, të cilën mund të themi se e ka realizuar.