Simpoziumi II i Shkencave të Natyrës

Këtë radhë për herë të dytë vjen Simpoziumi i Shkencave të Natyrës, studentë e pedagogë prezantojnë punimet e tyre. Këshilli Studentor i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, sjell simpoziumin shkencor më 31 maj dhe 1 qershor në dy ditë të dedikuara posaçërisht aktiviteteve shkencore. Këtë vit një rëndësi të veçantë marrin edhe fakultetet e tjera të Universitetit të Tiranës të cilët do të jenë pjesë e simpoziumit me anë të punimeve të tyre një bashkëpunim ky midis këshillave studentor përkatës të Fakultetit të Drejtësisë dhe Fakultetit të GJuhëve të Huaja Universiteti i Tiranës.

Ky organizim vjen në shërbim të studentëve që kanë pasion dijen dhe shkencën, ku do të shërbejë si eventi më i madh dhe më i rëndësishëm që është mbajtur ndonjëherë për prezantimin e punës së palodhur të atyre që e duan shkencën dhe punojnë çdo ditë për të.

Por çfarë është simpoziumi shkencor?
Simpoziumet shkencore kudo nëpër botë janë evente shumë të rëndësishme për shkencëtarët dhe kërkuesit shkencor të atij vendi, pasi ato shërbejnë si aktivitete reklamuese të zhvillimit të kërkimit shkencor, duke shërbyer edhe si një matës për aktivitetet shkencore.
Simpoziumi i Shkencave të Natyrës do të ngrihet i gjithi mbi punimet e studentëve dhe bashkëpunimet midis studentëve-pedagogëve mbi tema të ndryshme shkencore. Përveç prezantimit të punëve të ndryshme nga studentët dhe pedagogët, ky aktivitet synon ngritjen e diskutimeve mbi probleme të ndryshme që hasin kërkimet shkencore në Shqipëri dhe si mund t’u japim zgjidhje atyre. Një risi tjetër është edhe fakti se secili student që do të marri pjesë në këtë aktivitet, do të ketë mundësinë që të ndjekë projektet që i duken më interesante, pasi aktiviteti do të shtrihet në 5 salla të ndryshme, në të cilat referohet në të njëjtën kohë. Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e këtij eventi, janë të mirëpritur prej orës 13:00 të datës 1 maj dhe të gjithë ditën më 1 qershor. Simpoziumi organiziohet nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Këshillit Studentor të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Xhuljan Guçe

Pse, si dhe kur duhet të aplikojmë?
Përveçse një eksperiencë të vlefshme për çdonjërin nga ne ashtu si çdo aktivitet edhe Simpoziumi ka një detyrë shumë të rëndësishme që është shkembimi i ideve dhe eksperiencave të studentëve pjesëmarrës, informimi mbi tema të ndryshme shkencore dhe më tepër aplikimin ne përditshmeri të tyre si dhe gjithashtu promovimi i njohurive akademike dhe prezantuese të gjithësecilit nga ne. Dhe pse jo ta bëjmë traditë në vazhdimësi dukurinë e krijimit të projekteve dhe punimeve tonat të paprezantuara më parë. Pjesëmarrësin do të pajisen me çertifikata.
Për t`u bërë pjese mjafton të keni një punim tuajin, të jëni pjese e Universitetit të Tiranës dhe të besoni që mund t`ia dilni.

Aplikimet vazhdojnë deri në datën 25 maj 2019 dhe mund të na kontaktoni në email: ksfshn@fshn.edu.al, xhuljanguçe@fshn.edu.al

Faktor.al ka vendosur të jetë partner mediatik i këtij aktiviteti me shpresën se të rinjtë e ktij vendi do të kenë dëshirë të marrin pjesë në forume të tilla ku promovohet dija, vullneti dhe talenti studentor.

more recommended stories

loading...