VIDEO/Dasma kthehet në arenë boksi, plas grushti e përplasen karriget

Dasmat janë momente të veçanta dhe të rralla e në to zakonisht kërcehet dhe dëfrehet.

Mirëpo, nuk ka ndodhur kështu në një dasmë në Bosnjë. Dasmorët kanë nisur të zihen me njëri-tjetrin dhe sherri nuk po ndalej, raportojnë mediat ballkanike.

Dasmorët kanë nisur të zihen me grushte, kanë përplasur karriget dhe madje janë nxjerrë edhe armët. Për fat të mirë, sherri përfundoi jo me ndonjë pasojë të rëndë.