Erion Veliaj në shkelje të ligjit. Jep pronat publike te privati. Ja çfarë ndodh

Këshilli i Bashkisë së Tiranës votoi sot kalimin e disa pronave publike tek subjektet private, me 30 votat e të majtëve dhe PDIU-së.

Këshilltarët e PD-së dhe LSI-së kanë denoncuar se vendimi është i jashtëligjshëm, pasi nuk janë plotësuar 3/5 e votave, pra 37 këshilltarë.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, e cila deklaron se Veliaj e kishte me ngut dhënien e pronave publike te privati.

Reagimi i Zhupës:

Nga dashamirësia për oligarkët mo, nga dashamirësia- do thoshte Erion Veliaj për shkeljen ligjore që bëri sot kur morën vendimet në Këshillin Bashkiak.

Gjatë mbledhjes, Këshilli Bashkiak ka votuar kalimin e pronave të Bashkisë tek privati me shumicë të thjeshtë votash kur në të vërtetë nevojiten 37 vota.

6 projektvendimet e para u votuan me vetëm 30 anëtarët e maxhorancës, kur në fakt vendime të tilla merren vetëm me 3/5 e këshilltarëve, pra me 37 vota.

E kishin me ngut dhënien e pronave publike te privati sepse janë të qartë që Veliaj i ka ditët e numëruara në krye të bashkisë dhe në shërbim të oligarkëve