4 gabime që duhet të shmangni kur kërkoni rritje rroge

Të kërkosh rritje rroge është një detyrë që na bën të gjithve të përpëlitemi nëpër vendet tona. Por ndërkohë që është e papërshtatshme që të trokasësh në derën e shefit për ti kërkuar një rritje rroge, duket më e rëndësishme që femrat ta bëjnë këtë pasi sipas statistikave zyrtare të qeverisë në Australi zbuluan se pagesa nëpërmjet gjinive ka një boshllëk prej 15.3%. Kjo do të thotë se femrat Australiane paguhen 15% më pak se të ardhurat e meshkujve.

Këto janë disa nga këshillat më të mira se si të kërkosh rritje rroge.

“U bënë vite qëkur mora një rritje rroge”

Kurrë mos e hapni bisendën me këtë rresht pasi gjërat mund të shkojnë keq. Theksoni vlerat që ju i sillni kompanisë. Tregoni kontributet tuaja materiale që keni dhënë dhe se çfarë planifikoni dhe si do të kontribuoni në biznes për të ardhmen.

Nëse menaxheri ju thotë jo atëherë:është koha që ti tregoni përkushtimin tuaj për të mësuar dhe për tu përmirësuar në punë. Rrisni produktivitetin tuaj në punë pasi kështu punëdhënësi juaj ka më shumë gjasa që të shohë vlerat që ju i shtoni punës suaj dhe të pranojë tju japë një rritje rroge.

“E di që jeni me nxitim por….”

Si çdo gjë në jetë koha është shumë e rëndësishme. Të kërkosh një rritje rroge nuk do të ndoh vetëm gjatë një bisede të vetmë. Sugjerohet që të caktosh një takim me menaxherin tënd dhe ti shtrosh provat të cilat mbështesin kërkesën tënde duke caktuar një një plan veprimi sëbashku që kjo të realizohet rreth një periudhe të caktuar kohe: për shembull, një periudhë kohore 6 mujore.

Nëse menaxheri juaj thotë jo përsëri: ‘Mos lejoni frikën ndaj refuzimit të mëtejshëm t’ju ndalojë të bëni atë që është e drejtë dhe të kërkoni të drejtën tuaj, në kohën e duhur. Duke i provuar pronarit tënd se ti ke investuar në biznes, je përkushtuar ndaj suksesit të skuadrës tënde dhe je fokusuar në nevojat e tyre së pari dhe më së shumti atëherë jeni duke krijuar bazat e një për një rritje rroge të konsideruar seriozisht.

“Kolegu im fiton më shumë se unë”

Sigurisht që është e rëndësishme që ti dalësh ballë vetvetes nëse ndjen se nuk po paguhesh aq sa duhet mos diskutoni mbi pagat e punonjësve të tjerë. Paga e barabartë në punë mund të duket di dita me natën pork a edhe faktorë të jashtëm e shumë të rëndësishëm që ndikojnë si eksperiencat e mëparshme, vendndodhja gjeografike ose koha e udhëtimit përkundrejt punësimit të brendshëm mund të ndikojë mbi pagat. Mos u sillni si fëmijë dhe të thoni “kjo nuk është e drejtë” por përgjigjjuni pyetjes “pse kompania duhet të investojë më shumë te ju’?

Nëse menaxheri juaj përsëri thotë jo: kërko feedback sesi mund të kontribuoni më shumë dhe të rrisni vlerat tuaja në biznes. Nëse punëdhënësi juaj nuk mund t’ju paguajë më shumë konsideroni benefite të tjera si për shëmbull, orare më fleksibël apo ditë shtesë pushimi.

“Po blej një shtëpi- kam nevojë për një rritje rroge”

Fatkeqësisht, ndryshimet në jetën personale nuk e justifikojnë një rritje rroge. Ndodhitë e jetës personale nuk janë një argument i vlefshëm për rritje rroge. Në vend që të kapëni pas çështjeve personale bisedoni rreth performancës suaj dhe vlerës që ju i shtoni biznesit.

Nëse menaxheri thotë përsëri jo: jini realist mbi pritshmëritë tuaja. Ekziston një limit që punëdhënësit janë të gatshëm të paguajnë për një pozicion të caktuar.

Bëni kërkime. Bisedoni me njerëz të cilët janë të aftë të t’ju japin një informacion të saktë për pagën që ju dëshironi të keni bazuar me eksperiencës tuaj.