Game of Thrones, episodi III një hap më shumë drejt fundit. Fansa kritikojnë errësirën në betejë

Nata e gjatë e betejës në Winterfell, i la gojëhapur fansat anë e mbanë botës. Përfshirë edhe fansat shqiptarë.

Episoda e 3 nisi në ankth për karakteret e ndërtuara aq mirë nga prodhuesit e këtij seriali. Për tetë vite sa na ka shoqëruar ky serial në këtë episodë përjetuam errësirën më të madhe ndonjëherë në televizion. Gjë që bëri shumë fansa të ankohen. Por ky është Game of Thrones.

Këtu karakteret e preferuara nuk jetojnë gjatë. Madje jini të lumtur nëse George R.R Martin u jep atyre një vdekje të denjë. Në episodin e tretë të sezonës së tetë u ballafaquam me shumë vdekje të tilla.

Me shumë pak dialog, por me fjalë të përzgjedhura me kujdes episodi na la pa frymë. Në këtë serial ku heronjtë nuk janë gjithmonë ata që mendojmë. Ku asgjë asnjëherë nuk është sic duket.

Gjashtë episodet e sezonit të fundit kanë bugjet prej 90 milionë dollarë. Akoma nuk dihet sa u kushtoi vecanërisht beteja e gjatë e Winterfell. Kjo betejë kërkoi 11 javë të gjata për tu gjiruar, madje shpesh në temperatura -30 gradë. 750 anëtarë të ekipës punuan në shi e në të ftohtë për të sjellë betejën më të gjatë në botën e televizionit.

The Night King u mposht nga ARYA, por akoma kemi edhe 3 episoda për të parë se kush do ulet në fronin e hekurt. Fansat tashmë po e shprehin dëshpërimin për përfundimin e serialit LEGJENDE që na bëri të jetojmë në ankth për vite të tëra.