FILMI Avengers: Endgame thyen rekord në arkat filmike


Filmi “Avengers:Endgame” ka hyrë në historinë e arkave filmike duke fituar një shifër rekord prej 1.2 miliard dollarë në shitjet globale të biletave në hapje.

Ai është bërë filmi që më së shpejti ndonjëherë ka thyer rekordin prej 1 miliardë dollarësh, duke e bërë këtë në vetëm pesë ditë.

Endgame është projketi i 22-të në serinë e filmave me superheronjë nga Marvel Studios.

Publikimi i tij theu rekordin e mëparshëm botëror prej 640 milionë dollarësh të debutimit të vitit të kaluar të “Avengers: Infinity War”.

Vetëm në SHBA, Endgame – ku Robert Downey Jr shfaqet si Iron Man – solli një rekord prej 350 milionë dollarë, dhe gjithashtu gëzonte hapjen më të madhe në Britaninë e Madhe dhe në Irlandë.

Forbes vë në dukje se 45% e shitjeve globale të biletave erdhën nga shfaqjet 3-D në mbarë botën, ndërsa 91.5 milionë erdhën nga ekranet IMAX, rekordi i dyfishtë i Marvel Studio në fundjavën e hapjes