Mos e humbisni videon/ ”Grabitje në mes të Tiranës”, gazetarja: Ku janë paratë?!

Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga grabitja e Rinasit, Policia dhe Prokuroria ende nuk kanë mundur të kapin dot kokat e bandës, pavarësisht se kanë mundur që të identifikojnë dhe të arrestojnë një pjesë të bashkëpunëtorëve të tyre.

Kjo ka bërë që në radhët e medias të ketë një kureshtje të madhe, po pse jo situata të kanalizohet dhe me humor, si në videon e publikuar nga gazetarja Anila Hoxha.

Së bashku me kolegun e saj Arsen Rusta, ata kanë improvizuar një vjedhje të një makine që transporton shuma monetare.

Rusta shihet duke iu drejtuar stativin disa punonjësve të një kompanie private të sigurimit fizik, ndërsa me humor pyesin se ku janë paratë.