Deti Egje, Anija “Butrinti” shpëton gomonen me 50 emigrantë

Anija “Butrinti”, e Forcës Detare Shqiptare, me mision në detin Egje, gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit, mbrëmjen e së martës ka shpëtuar një gomone me 50 emigrantë (40 burra dhe 10 gra) nga Lindja e Mesme, e cila ishte nisur nga Ceshme drejt ishullit të Chiosit. Menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës rojeve bregdetare turke e greke dhe Forontex. Emigrantët janë marrë nga Roja Bregdetare Turke, e cila ka vijuar lundrimit drejt portit të Ceshmes.