Zv.ministri Cakaj: Kam filluar politikën 14 vjeç! Jam 28 vjeç

Zv.Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj thotë se ka 14 vjet përvojë politike dhe ka nisur angazhimin kur ishte në shkollë të mesme.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, zv.ministri Cakaj u shpreh se fillimisht e ka nisur këtë karrierë duke bërë analiza dhe shkrime politike në gazeta.

Blendi Fevziu: Sa vjeç jeni?

Gent Cakaj: Unë jam 28 vjeç me 14 vjet përvojë politike. Angazhimet e para politike i kam pasur në shkollën e mesme. Fillimisht me publikimin e shkrimeve politike nëpër gazeta ditore në Kosovë. Në moshën 15-vjeçare kam filluar aktivizimin politik si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosja në Prishtinë dhe kam vendosur të jem pjesë e saj deri në moshën 18-vjeçare. Unë jam rritur në periudhën e tranzicionit. Me origjinë jam nga Gjakova dhe jam rritur në Prishtinë.

Ministri i Jashtëm në detyrë ka treguar edhe si ka përjetuar luftën në Kosovë, kur familja e tij u nda.

“Familja u nda gjatë luftës dhe unë përfundova në Strugë. Babai im mbeti në Prishtinë dhe pjesa tjetër e familjes ka jetuar në Strugë. Më kujtohet në atë kohë shija e hidhur e jetës. Jeta në rutinë, paniku bëhet i zakonshëm. Lojërat ndërpreheshin kur binte telefoni.