Sport/Juventusi bën gati 36 milionë Euro për mbrojtësin grek të Romës

Fakti që Juventusi është në kërkim të një qendërmbrojtësi me eksperiencë, nuk është më një sekret, ndërsa emrat që shihen si kandidatë potencialë janë të shumtë.

Gjithsesi së fundi në krye të listës ka përfunduar greku i Romës, Kostas Manolas, i cili pritet të largohet nga kryeqytetasit në fund të sezonit dhe Juventusi është gati ta marrë në Torino.

Kontrata e grekut me Romën është e vlefshme deri në verën e vitit 2022, por kundrejt 36 milionë eurove, verdhekuqtë do të pranonin të hiqnin dorë nga mbrojtësi Manolas.

Ky i fundit shikohet si njeriu ideal për të luajtur në krah të Bonuccit në qendër të mbrojtjes, pasi ka eksperiencë të madhe dhe mund të zëvendësojë Chiellinin e Barzaglin, të cilët kanë shumë vite mbi shpinë dhe nuk mund të përballojnë sezonin e gjatë.

p.j