Rudina Hajdari merret në pyetje nga 6 deputetë. “Nuk kam lidhje me Patozin”

Deputeteja Rudina Hajdari zyrtarisht nuk ishte pjesë e Bindjes Demokratike të Astrit Patozit, por deputetët e grupit të saj parlamentar për 3 orë i kërkuar sqarime mbi rolin e saj në krijimin e kësaj partie të re.

Pavarësisht dyzimit në qëndrimet publike qoftë në parlament apo në heshtjen 3 ditore përballë lajmit se po krijonte partinë, Hajdari i ka garantuar grupit parlamentar se nuk kishte lidhje me një iniciativë të tillë. Madje, nuk kishte biseduar kurrë me Patozin për t’u bashkuar në një sigël.

Por pavarësisht shpjegimeve, 6 deputetët e grupit parlamentar demokrat që morën mandatet e lëna nga PD, kërkuar që bashkëpunimi brenda grupit të mos mbetet në kuadër të mirëbesimit.

Ata kërkuar firmosjen e një rregulloreje të brendshme që detyron kryetaren apo anëtarët që të gjitha vendimet e marra apo daljet publike t’i kenë të koordinuar më parë dhe miratuar nga i gjithë grupi parlamentar.