Pas Tiranës, Tërmeti lëkund edhe Durrësi. Çfarë paralajmëron

Tjetër lëkundje tektonike u regjistrua në qytetin e Durrësit. Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ora shënonte 16:46 kur u ndie tërmeti me manjitudë 3.3 ballë ka pasur për epiqendër fshatin Kuraten, në Ishëm.
Lëkundja e re sizmike pason atë të mëngjesit të sotëm, të regjistruar po në të njëjtën zonë dhe me manjitudë 3.8 ballë.

Edhe dy lëkundje të tjera që u regjistruan të dielën dhe të hënën, në rrethinat e qytetit bregdetar.