Kjo do të jetë fanella e Juventusit për sezonin e ardhshëm (FOTO)

Fanella e Juventus për sezonin e ardhshëm është zbuluar në rrjetet sociale, ajo është me një vijë rozë në mes.

Sipas Footy Headlines, fanella do të jetë gjysmë e bardhë e gjysmë e zezë, me ngjyrat e tre vijave të Adidas dhe mëngët në krahët e kundërt.

Gjithsesi, ajo që bie më tepër në sy është vija rozë e cila kalon përmes fanellës.

Ngjyra rozë kishte tre sezone që ishte zhdukur nga fanella e bardhezinjve, për herë të fundit është përdorur për fanellën e dytë. Faktor.al