Çfarë po ndodh/ Lëvizja ShqipOn denoncon nismën #Thurje si pjellë e SOROS

Nisma Thurje ka nisur një ditë më parë mbledhjen e firmave të qytetarëve për peticionin për ndryshimin e kodit zgjedhor nga sistem proporcional rajonal në proporcional kombëtar me lista të hapura.Janë dy stendat e vendosura në dy pika, një tek ish-Ura e Vogël në zonën e ish-Bllokut dhe një tjetër tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit, ku qytetarët mund të firmosin peticionin. Në ditët në vijim, do të rritet numri i stendave në disa pika të Tiranës. Peticioni mund të firmoset dhe online në faqen nismathurje.al.
Nisma Thurje, e cila është një organizim vullnetar jopolitik qytetar që promovon çështje me interes publik.

Por një tjetër lëvizje, ajo ShqipOn ka denoncuar në rrjetet sociale Nismën thurje si pjellë e Soros.

Ja reagimi i tyre i plotë:

ShqipON ka denoncuar e do denoncojë me vendosmëri, çdo parti, lëvizje apo nismë:
> që është pjellë e sistemit oligarkik apo ka dalë nga kanalet e soros
> që krijohet nga njerëzit e sistemit, që kanë vjedhur Republikën e popullin
> që financohet me paratë e sistemit
> që promovohet me mediat e sistemit
> që premton ndryshimin e fasadës por jo sistemit

Shumë shqiptarë nuk dinë se cfarë është nisma sh/thurje, se kush fshihet pas saj e misioni i saj.
Por kjo nuk i heq barrën njerëzve për tu thelluar, pyetur, lexuar mirë e kuptuar.
Përndryshe ky popull do mbetet skllav i një kaste barbare që i sundojnë dhe vemje që i mashtrojnë!

Nisma thurje u krijua nga Besjan Pesha, sorosist e mjaftist, ish drejtor i LSI i akuzuar për vjedhje miliona euro.
Por vjedhja ekonomike do dhe mbulesë politike, duke u bërë patericë e kastës.
Kjo skemë sundimi është kolauduar prej 30 vitesh, duke krijuar shpresa të rreme popullit shqiptar e ndaluar krijimin e forcave autentike patriotike!

ShqipON akzuoi që në fillim këtë tumorr të ri antishqiptar, e nuk pranoi kurrë të bashkëpunonte edhe pse njerëzit na e kërkonin në mirëbesim.

Sot kjo nismë ka vjedhur dhe idetë shqipon, prej të cilave luftojmë prej 6 vitesh.
Nuk jemi të habitur nga vjedhja e ideve, kur këta kanë vjedhur gjêra materiale e miliona euro.
Jemi të shqetësuar nga përçudnimi i ideve, interpretimi i gabuar dhe mashtrimi i qytetarëve që presin ndryshim pa zhgënjim.

Por ashtu sikundër kemi parashikuar tek projekti SOS, nuk do lejojmë asnjë vemje të kastës, të vjedhë idetë shqipON e të mashtrojë popullin shqiptar!