Video/ Avioni merr flakë pak para nisjes

Motori i një avjoni  pasagjerësh Boeing 737 pjesë e linjës ajrore të Utairit të Rusisë nga Moska në Makhachkala është përfshirë nga flakët në pistë pak minuta para se të niste fluturimin në aeroportin Vnukovo.

Pasagjerët vunë re një shpërthim flakësh jashtë avionit dhe hapën të alarmuar një vrimë të emergjente për të dalë, thotë kompania ajrore e Utair, raportojnë mediat e huaja.

Ata thuhet se dolën nga aeroplani në krahun e djathtë të tij, ndërkohë një pasagjer ka kapur pamjet e flakëve. Linja ajrore tha se mosfunksionimi ishte shkaktuar nga një ndërprerje e rrjedhjes së ajrit.

“Situata është e rregullt, avioni është plotësisht operacional, asgjë nuk i kërcënon udhëtarët”, thanë zyrtarët e linjës ajrore, por shtuan se do të përdorin një avion tjetër për fluturimin në Makhachkala.