Struktura kryesore e Katedrales Notre Dame është ruajtur nga shkatërrimi

“Tani mund të themi se struktura e Notre-Dame është ruajtur nga shkatërrimi total”, ka thënë një zyrtar i ekipit francez të zjarrfikësve ka njoftuar Agjencia e lajmeve Reuters.

AFP gjithashtu po raporton se struktura kryesore ka “shpëtuar dhe është ruajtur”.

“Zjarri tani është më i dobët. Tani jemi në një kohë të ftohjes, por të dy kullat e katedrales janë të sigurta. Ne ende po punojmë për të shpëtuar punën artistike të katedrales ” tha Laurent Nunez, sekretar i Ministrit të Brendshëm Francez.

Kambanorja në majë të Katedrales Notre Dame në Paris u rrëzua pasi një zjarr masiv kaploi katedralen.

Kambanorja e cila ishte e rrethuar me skela, u përkul në një anë dhe më pas u rrëzua mbi çatinë e djegur.

Ja se çfarë dimë për Katedralen Notre Dame

Katedralja: Guri i themelit i Notre Dame u vendos më 1163 nga Papa Aleksandri III, dhe katedralja u përfundua në shekullin e 13-të. Sot, Notre Dame konsiderohet npjesë e rëndësishme e arkitekturës, si dhe një simbol i madh fetar dhe kulturor i Francës.

Kambanorja: Ajo u ndërtua në shekullin e 19-të mes një përpjekjeje të gjerë restaurimi, pjesërisht e nxitur nga suksesi i romanit të Viktor Hugo “The Hunchback of Notre-Dame” në 1831.

Katedralja tërheq miliona vizitorë: E vendosur në Île de la Cité, një ishull i vogël në mes të qytetit, katedralja është një nga atraksionet më të njohura të Parisit, duke tërhequr rreth 13 milionë vizitorë në vit