Po raportonte live vetura e bën “qull” gazetarin kolumbian (Video)

Efrai Arce po raportonte live për televizionin kolumbian RCN, në lidhje me situatën jo normale që ishte krijuar për shkak të rreshjeve të shumta, ku papritur shfaqet një automjet i cili i kalon aq afër sa e bën qull.

“Është pothuajse e pamundur që çiklistët të kalojnë e të mos bëhen ujë”, dëgjohej duke thënë gazetari pak sekonda para se të bëhej vetë i tëri ujë.

p.j