Vdes Mira Markoviç, gruaja e Sllobodan Millosheviçit, ose Lady Makbeth

Ka vdekur në moshën 76 vjeçare e veja e “Kasapit të Ballkanit”, Mira Markoviq – Millosheviq, bashkëshortja e ish-presidentit të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.

Ajo ka vdekur sot rreth orës 15:30, në Rusi siç raportojnë mediat serbe.

Markoviq ishte profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Beogradit, kishte botuar libra dhe punime teorike, si dhe ishte anëtare e Akademisë së Shkencave Sociale të Rusisë.

Ish-shefja i JUL-it ka pasur disa operacione në vitet e fundit. Ajo ka qenë në spital në Rusi javën e kaluar dhe gjendja e saj karakterizohej si e vështirë, por jo e rrezikshme për jetën.

Gjykata e Apelit në Beograd kohët e fundit hoqi vendimin me të cilin Markoviq u dënua me një vit burg për shpërdorim detyre në ndarjen e apartamenteve shtetërore dhe urdhëroi përsëritjen e gjykimit.

more recommended stories

loading...