Ja pse Finlanda renditet si shteti me popullsinë më të lumtur në botë

Ata përjetojnë dimra të ashpër dhe me orë të pakta me diell, shpesh mund të etiketoheshin si të rezervuar, të mbyllur në vetvete dhe vetëvrarës. Finlandezët ndërkohë u renditën nga OKB-ja për të dytin vit radhazi populli më i lumtur në botë. Në 1990, Finlanda regjistrohej e dyta për numrin më të lartë të vetëvrasjeve në botë, pas Hungarisë, sipas statistikave ndërkombëtare. Jashtë vendit, Finlanda konsiderohet me raste si imazh i një shteti të trishtuar dhe që nxit vetëvrasjet, por shkalla e vetëvrasjeve është përgjysmuar në sajë të një fushate të shëndetit publik në përmirësimin e kurimit dhe mbështetjen ndaj persona në rrezik.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e rendit Finlandën në vendin e 22 të shteteve me nivelin më të lartë të vetëvrasjeve, pas SHBA-së dhe përpara Francës , por vetëm 60 shtete paraqitën të dhëna të besueshme. Eurostat e rendit atë në mesataren europiane. Disa hulumtues në fushën e shëndetit mendor paralajmëruan se nuk ekzistonte aspak ndonjë lidhje mes problemit dhe faktorëve të tillë si klima dhe ekspozimi i dritës.
Sot nga ana sociale është më e pranueshme për finlandezët, kryesisht për meshkujt për të folur për problemet e tyre. Tani është më e lehtë për të folur nëse ndihesh për shembull në një fazë depresioni, është gjithashtu më e lehtë për t’u kuruar dhe të marrësh trajtimin e duhur.

Image may contain: snow, outdoor and nature

Image may contain: night

Image may contain: sky, cloud, tree, outdoor and nature

Image may contain: ocean, sky, nature, outdoor and water