Australi. Droni sjell ushqimin dhe ilaçet në shtëpi

Google Wing nis shërbimin e shpërndarjes së produkteve me fluturaken dron në Australi.

Për herë të parë në botë zyrtarisht aprovohet shpërndarja e dërgesave me fluturaken dron, pas provave të shumta të fluturimit. Këto teste u kryen që nga viti 2014 nga kompania Alphabet, pronarja e gjigantit Google, ku dega e saj Wing do të kryej shpërndarjen e dërgesave.

Autoriteti i aviacionit Australian dha lejen për nisjen e këtij lloj shërbimi pas shqyrtimit të të dhënave të sigurisë dhe planeve të operimit të kompanisë Wing.Leja e shpërndarjes u dha për qytetin e Canberra’s, në një rrethinë me 100 shtëpi. Ka edhe kufizime rreth dërgesave, ku nuk lejohen të transportojnë natën, mbi turma njerëzish dhe mbi rrugë kryesore.

Produktet e lejuara për shpërndarje janë prodhime ushqimore dhe ilaçe.