BE akuzon kompanitë e mëdha gjermane për thyerje të rregullave të konkurrencës

Kompanitë Volkswagen, BMW e Daimler kanë thyer këto rregulla duke bashkëpunuar fshehurazi në shtyerjen vendosjes së sistemeve pastruese të emetimeve të gazërave në automjete.

Zyrtarja për konkurrencë Margrethe Vestager deklaroi se kompanitë mund të bashkëpunojnë rreth përparimit të produkteve të tyre, por nuk mund të ketë marrëveshje që mos të garojnë në kualitet.

Rregullatorët e komisionit evropian deklaruan se prodhuesit kanë të drejtë të përgjigjen rreth këtyre përfundimeve fillestare. Kompanitë i presin denime me 10 % të të hyrave vjetore në mbarë botën.Kompania Daimler, pronare e Mercedes-Benz ka deklaruar se po bashkëpunon me komisionin evropian dhe se nuk pret që të gjobitet.

Kjo mund të jetë edhe një goditje e rëndë për reputacionin e industrisë gjermane të automjeteve, pas skandalit të 2015 kur Volkswagen pranoi që ka mashtruar në testet e emetimeve të motorëve dizel. Kjo i kushtoi me miliarda kompanisë gjermane.