OSHEE njofton Punimet e OST në Kombinat, ja zonat që do mbesin pa energji sot dhe nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se sot edhe nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës, për shkak të punimeve që po kryhen në nënstacionin e TEC Kombinat.

Në kuadër të investimit që po kryhen Operatori i Sistemit të Transmetimit në nënstacionin TEC në Kombinat në sistemin e matjes, ka njoftuar se punimet do kryhen në orarin 08:00 deri në 16:00.

Zonat që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike do të jetë Zona e Kombinatit, Spitali, Subjektet Private Freewing, Eurotrade si dhe fshatrat, Kasallë, Vishaj, Damjan,Prush, dhe Parafabrikatet.

Sipas OST, zonat që do të mbeten pa energji ditën e nesërme në orarin 08:00 deri në 16:00, do të jetë Kombinat, Rruga Qelqit, Parafabrikatet, Fabrika e Duhanit, Vaqarr, Sharre dhe Shkolla Edukimit.

Njoftimi i plotë i OSHEE

OST, punime në N/St TEC Kombinat

Zonat dhe orari i stakimeve 4-5 prill📌

Në kuader të investimit që po kryen OST me sistemimin e matjes, sot me 4 dhe 5 prill, do të punoje ne N/Stacionin TEC Kombinat nga ora 08:00 deri ne 16:00.

Zonat pa energji si me poshte 👇🏼

📍4 prill / Qyteti Kombinat, Spitali, Zjarrfiksja, Subjektet Private Freeëing, Eurotrade, fshatrat: Kasallë, Vishaj, Damjan, Prush dhe Parafabrikatet✔

📍5 prill / Kombinat, Rruga Qelqit, Parafabrikatet, Fabrika e Duhanit, Vaqarr, Sharre dhe Shkolla Edukimit✔

more recommended stories

loading...