Rriten çmimet e apartamenteve në Tiranë, mafia e ndërtimit po bën lojëra me bankat

Të blesh një shtëpi në Tiranë do të duhet të punosh gjithë jetën, nëse nuk je i pasur apo biznesmen. Edhe pse jepet me qindta leje ndërtimi çdo vit çmimet e apartamenteve në zonat e qendrës së Tiranës janë rritur në mënyrë stratosferike , ndërkohë që në pjesën tjetër të kryeqytetit, çmimet janë rritur vetëm nga refletimi i taksave të shtuara.
Përqindja e shtuar në taksa për ndertuesit, sipas Hajredin Fratarit, janë pasqyruar në çmime, gjithmonë jo në zonat e qendrës së Tiranës.
Ndërkohë që Fratarin, një problem është edhe mënyra e kreditimin nga bankat, e cila nëse do të ishte më lehtësuese do t’i jepja më shumë mundësi qytetarëve të investonin në blerje.
Për Fratarin, blerësit më të shumtë janë çiftet nga mosha nga 30-40 vjeç, por vijojnë të blejnë edhe shqiptarët e emigruar prej vitesh. Çmimet në kryeqytet kanë një luhatje të madhe, nga 500-700 euro në periferi në mbi 3000 euro për metër katror në zonat e qendrës. Çmimet janë shënuar rritje të shpejtë vitin e fundit, me 10-30% pas një stanjacioni i disa viteve me pare.

more recommended stories

loading...