Fondi Shqiptar i Zhvillimit skualifikon 10 kompani, përveç fituesit. Emri i kompani shumë të njohur

Open Data Albania ka nxjerrë flamurin e kuq për një tjetër tender të Fondit Shqiptar per Zhvillim, ku shpall fitues kompaninë Vellezërit Hysa. Në tenderin për ndertimin e pedonales dhe korsise se bicikletave te Liqenit Belshit, Faza e III, me fond limit, 155.703.178 (njëqind e pesëdhjetë e pesë milion e shtatëqind e tre mijë e njëqind e shtatëdhjetë e tetë) lekë pa tvsh, janë 10 konkurentët ku janë skualifikuar të gjithë përvec fituesit, pra, vëllezërit Hysa. Kujtojmë që kompania Vëllezërit Hysa ishte edhe në tenderin që tashml është nën hetim ndërkombëtar të Unazës së re, ku tenderi u mor me letra të fallsifikuar amerikane 22 milion euro/për km nga kompania fantazmë DH Albania.

Operatorët e skualifikuar janë:
FLED SHPK & SHKELQIMI 07 SHPK & GRAND KONSTRUKSION M SHPK
KEVIN CONSTRUKSION SHPK
BLERIMI SHPK & BAJRAMI N SHPK
KACDEDJA SHPK & AGRI CONSTRUCTION SHPK
EURONDERTIM 2000 SHPK
LIQENI VII SHPK & KUPA SHPK
KTHELLA SHPK
CURRI SHPK
ISOBAR CONSTRUCTION SHPK

Ankesa:
Ka pasur ankesa nga operatorët për këtë tender të dyshimtë:
Ne daten 16.01.2019 paraqiti ankim shoqeria “Kevin Konstruksion” shpk. Ankimit ju kthye pergjigje ne daten 17.01.2019 duke e refuzuar ate.
Ne daten 25.01.2019 operatori ekonomik “Kevin Konstruksion” sh.p.k paraqiti ankim prane Komisionit te Prokurimit Publik. Autoriteti Kontraktor me shkresen nr.63/1, date 30.01.2019, dorezoi prane K.P.P informacionin e kerkuar ne lidhje me kete procedure prokurimi.
Komisioni i Prokurimit Publik, me Vendimin nr. 126 prot., date 25.01.2019, vendosi te mos pranoje ankimin e paraqitur nga operatori ekonomik “Kevin Konstruksion” sh.p.k, dhe lejimin nga ana e Autoritetit Kontraktor per vijimin me hapat e metejshme te procedures.

Jane skualifikuar:

1. Bashkimi i Operatoreve Ekonomike “Fled” SHPK (43%), “Grand Konstruksion” SHPK (37%) dhe “Shkelqimi 07” SHPK (20%) :
• Shoqeria “Fled” SHPK nuk ploteson kerkesen 2.3.1 per kualifikim lidhur me punet e ngjashme.

2. Operatori Ekonomik “Kevin Construksion” SHPK :
• Shoqeria “Kevin Construksion” SHPK nuk ploteson kerkesen 2.2.3 per kualifikim lidhur me detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, pasi referuar puneve te ngjashme te deklaruara ka kryer aktivitet ne Kukes ne objektin “Rruga Borje – kufi me Kosovën” dhe nuk ka paguar detyrimet vendore.
• Shoqeria “Kevin Construksion” SHPK nuk ploteson kerkesen 2.3.1 per kualifikim lidhur me punet e ngjashme .

3. Bashkimi i Operatoreve Ekonomike “Blerimi” SHPK (19%) dhe “Bajrami N” SHPK (81%) :
• Shoqeria “Blerimi” SHPK nuk ploteson kerkesen 2.2.3 per kualifikim lidhur me detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, pasi referuar puneve ne proces te deklaruara ne nje procedure tjeter te zhvilluar ne FSHZH (“Rivitalizimi urban i bulevardit Maliq – Drithas ”), gjate vitit 2018 ka kryer aktivitet ne Vaun e Dejes ne objektin “Rehabilitimi i galerive te drenazhit dhe thellesise brenda nderteses se centralit, sistemit te ndricimit dhe shkalleve ne HEC Vau i Dejes” dhe nuk ka paguar detyrimet vendore.

4. Operatori Ekonomik “Isobar Construction” SHPK :
• Nuk ka paraqitur dokumentacion per kualifikim.

Burimi: http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/209?fbclid=IwAR2zUuInmYk6pPowy1mMrilPy5Qpan_3NGToGXh-qVEaFfHUbcaEwyfgQ8Q