Themie Thomai, Ministrja e Enver Hoxhës këshillon qeverinë për Bujqësinë

Këshilli Strategjik për Bujqësinë u bë i famshëm kur zbuloi që shefja e kabinetit kishte ftuar nënën e saj.  Por, ndërsa nëna ishte në fund të tryezës, në qendër, në krah të shefes së kabinetit, ishte e ftuar ministrja e Bujqësisë e Enver Hoxhës, Themie Thomai, shkruan dosja.al.

Ministri Bledar Çuçi, nuk e ka gjetur me vend që në këshillin strategjik të përfshijë paraardhësit e tij të pluralizmit, ose paraardhësit socialistë. Nuk është anëtar as Niko Peleshi që e drejtoi për 1 vit e 4 muaj, as ish ministri Panariti, titullar nën drejtimit e Ramës, asnjë nga ministrat që shikoni tek lista e ish-ministrave. Është zgjedhur pikërisht ajo, Themie Thomai, që Enver Hoxha e katapultoi nga kryetare kooperative, pra nga baza, për ta bërë ministre të Mehmet Shehut dhe më pas të Adil Çarçanit. Në këtë post ajo do të qëndronte prilli i vitit 1975 deri më 2 shkurt të vitit 1989, ndërsa ka qenë njëherësh anëtare e byrosë politike.