Rama, Një kryeministër për burrat dhe oligarkët

Nga Dhurata Çupi, PD/

Një kryeministër për burrat dhe oligarkët. Shqiptarët tashmë e dinë se Edi Rama nuk i honeps dot gratë e madje i dhunon ato edhe publikisht.
Shqiptarët e njohin Edi Ramën përmes talljeve që iu adreson burrave në pseudotakimet me qytetarët të cilët i shpotit në marrëdhëniet familjare dhe specifikisht gratë.
Ky kryeministër nuk ka të ndalur në sjelljen e tij harbute, dhe këtë u përpoq të bëjë edhe me kolegen tonè, deputeten Albana Vokshi.
Kjo është një sjellje krejtësisht e padenjë për një kryeministër por për Ramën me sa duket është normalitet.
Nëse kryeministri është mësuar tia lejojnë e tia pranojnë gratë që e rrethojnë , kjo nuk mund të tolerohet nga ato zonja gra që bëjnë detyrën e tyre por që nuk i shkojnë pas avazit.
Zoti Rama e di që deputetja Albana Vokshi të ka prishur qetësinë me denoncimet e keqqeverisjes tënde por reagimi yt në atë mënyrë është tregues i zënies ngushtë me fakte dhe detyrohesh të bësh sjellje të tillë.

more recommended stories

loading...