Sikur të kishim dinjitet do të ishim të përgjegjshëm

Nga Entela Kasi/

Nuk e njohim përgjegjësinë sepse thënë shkurt- të gjithë së bashku jemi pemë-thyes, e ata që na artikulojnë prej 13 ditësh kërkesat , studentët sot janë pemët e thyera prej nesh. E treguam me sjelljen tonë, me arogancën dhe agresivitetin ndaj atyre, – studentëve!

Ne vërtet jemi anormalë. E dini pse? Sepse nuk kemi as sy për të parë, as veshë për të dëgjuar. Kemi marrë lupën zmadhuese, dronat fotografues , mikrofonat nga sallat e pushtetit, të kuvendit, nga hollet e partive, madje kemi marrë edhe makinat super të shtrenjta për t’u hedhur mbi ata- studentët, të cilët prej 13 ditësh po na thonë copë në sy, e sy për sy të vërtetën që të gjithë ne të tjerët na zhvesh para tyre. Përballë kësaj të vërtete ne nuk jemi thjesht anormalë. Jemi vetë amoraliteti!

A e dini pse? Thënë shkurt- na mungon dinjiteti!

more recommended stories

loading...