Kalendari historik: 29 qershor

1889 – Hyde Park dhe disa fshatra të tjera në Illinois votojnë për t’u bashkuar me Çikagon, duke formuar qytetin më të madh në Shtetet e Bashkuara dhe të dytin me popullsi më të madhe pas Nju Jorkut. Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë në vitin 1890, Çikago kishte rreth 1 milionë e 100 mijë banorë, ndërsa Nju Jorku 1 milionë e 500 mijë.

1892 – Vdiq në Liban Vaso Pasha. Lindi me 30 qershor 1825 në Shkodër.

1960 – Korporata britanike e emetimit, e njohur si BBC, lansoi projektin e saj për televizionin e ri. Qendra Televizive do të ishte një “Hollywood” i vogël britanik krahasuar me atë amerikan.

1974 – Isabel Peron bën betimin si Presidente e parë femër e Argjentinës. Burri i saj, presidenti Juan Peron, ia kishte kaluar asaj përgjegjësinë e kësaj detyre për shkak të shëndetit të dobët- ai vdiq dy ditë më vonë.

2001 – Qeveria britanike njoftoi se një memorial kushtuar princeshës së Wales, Diana, do të ndërtohet në Hyde Park të Londrës. Diana vdiq pas një përplasjeje me makinë në Paris.

2007 – Firma Apple nxjerr në treg telefonin e saj të parë celular, iPhone (Telefon Inteligjent).

Lindje
1798 – Willibald Alexis, letrar gjerman
1801 – Frédéric Bastiat teorist liberal francez, ekonomist dhe anëtar i asamblesë nacionale franceze.
1886 – Robert Schuman,politikan francez
1900 – Antoine de Saint-Exupéry,pilot dhe letrar francez
1930 – Oriana Fallaci,letrare italiane
1942 – Gilberto Gil, politikan dhe kengetarë brazilian
1946 – Gitte Haenning, kengetare daneze
1963 – Anne-Sophie Mutter, a violiniste gjermane
1982 – Admir Vladavić, futbollist boshnjak
Vdekje
1861 – Elizabeth Barrett Browning, letrare britaneze
1892 – Vdiq në Liban Vaso Pasha.
1945 – Mustafa Busuladžić, imtelektual boshnjak
2011 – Teki Dervishi, publicist dhe shkrimtar shqiptar
Festa dhe përvjetore
Dita kunder kancerit