1593 – Angli; Akuzat e dramaturgu Thomas Kyd çojnë për herezi Christopher Marlow (1564-1593) dramaturg

1593 – Angli; Akuzat e dramaturgu Thomas Kyd për herezi çojnë në lëshimin e urdhër arrestit për Christopher Marlow (1564-1593) dramaturg, poet dhe përkthyes, aktor tragjik kryesor i epokës elizabetiane në Angli. Marlowe ndikoi në masë të madhe William Shekspirin, i cili u rrit për t’u bërë shkrimtar i shquar i së njëjtës epokë, pas vdekjes misterioze të parakohëshme të Marlowes. Për çfarë u arrestua poeti nuk ka të dhëna; mendohet të kenë qenë akuza për blasfemi.

Po të themi se jemi pa mëkat,
Gënjejmë veten,
Mos duhet të mëkatojmë,
Dhe si pasojë të vdesim përjetësisht ?”

Më 20 maj 1593, Marlowe u thirr nga Këshilli i fshehtë i kishës për t’u marë në pyetje; 10 ditë më vonë ai u gjet i vrarë me thikë – nëse arrestimi dhe vrasja e tij kishin lidhje me njëra tjetrën, kjo kurrë nuk u zbardh.

Ignoto, nga Kristofor Marlo
(shqipërim)

“..Të dua jo për dëlirësinë.
Kush dashuron për të?
As për zgjuarsinë e gjallë:
E jo pastaj për modestinë e ëmbël
Që të ngre në piedestal.
Të dua jo për syrin e këndshëm,
Apo se shpirtin e bën të kërcejë,
Me kënaqësi kur prek buzët e tua,
Të cilat prodhojnë vibrime
Për ndonjë varg poeti.
Të dua jo për zërin
Apo per psherëtimat e vogla,
Që ti lëshon, por
A do ta dish pse të dua?
Për ëmbëlsinë e bukur në çdo gjë!…”