1621 – Francis Bacon akuzohet për mitëmarrje.

1621 – Francis Bacon akuzohet për mitëmarrje. Lindur më 22 janar 1561 në Londër, Angli, Bacon kishte shërbyer në poste të larta si këshilltar ligjor e jurist në oborrin mbretëror dhe anëtar parlamenti. Disa burime thonë se akuzat ndaj tij ishin të rreme, ose ai nuk i kundërshtoi për të mbrojtur Dukën e Bukinghamit nga sulmet publike. Kështu, Bakon u dënua me gjobë të lartë, dhe burg. Shpejt, dënimi iu ul, qëndroi në burg vetëm 4 ditë, aq sa u deshën për të lënduar shpirtin e tij dhe rrënuar shëndetin 60 vjeçar nga ky skandal.
Bacon (1561 – 1626) ishte filozof; ai mori idetë Aristoteliane, duke argumentuar një qasje empirike njohëse si metodë shkencore, e njohur sot si metoda bekoniane.
Bakon shkroi libra dhe ese, shumë prej tyre mbi fenë, moralin dhe sjelljet shoqërore. “Lexo jo për të kundërshtuar, jo për të hedhur poshtë; as për të pranuar, as për të besuar, as për t’u informuar mbi një bisedë a diskutim, por për të peshuar dhe shqyrtuar ato që lexon. Disa libra janë për t’u shijuar, disa për t’u gëlltitur, por vetëm pak janë për t’u përtypur dhe tretur, dmth., disa libra janë për t’u lexuar vetëm pjesërisht, disa thjesht për t’u lexuar, dhe vetëm pak vlejnë të lexohen tërësisht, me kujdes dhe vëmendje.”