2009 – Për herë të parë në 341 vjet, një grua emërohet poete laureat e Britanisë, Carol Ann Duffy

2009 – Për herë të parë në 341 vjet, një grua emërohet poete laureat e Britanisë – Carol Ann Duffy, 53 vjeç.

Valentine, nga Carol Ann Duffy
(shqipërim)

Nuk është trëndafil i kuq apo zemër mëndafshi.

Të jap një qepë.
Është Hënë e mbështjellë me letër.
Premton dritë
Si zhveshja e kujdesshme e dashurisë.

Këtu.
Ajo të verbon me lot
Si dashnor.
Reflektimin tënd e bën
foto të turbullt pikëllimi.

Po përpiqem të jem e sinqertë.

Jo kartolinë apo kissogram.

Thjesht të jap qepë.
Puthja e saj e ashpër në buzët e tua,
E pandashme, besnike
Siç jemi,
për aq kohë sa jemi.

Merre,
Sythet e saj tkurren në unazë martese,
Nëse të pëlqen.

Vrasëse.
Era e saj do të ngjitet pas gishtave,
në thikën tënde.