1912 – Vatra u themelua zyrtarisht.

1912 – Vatra u themelua zyrtarisht. Takimi i parë për të sjellë së bashku të gjitha organizatat shqiptare amerikane në një federatë ishte zhvilluar më 24 dhjetor 1911 në Boston me nismën e shoqatës “Besa – Besë”. Në këto takime ishin të pranishëm: Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams, dhe Paskal Aleksi. Të dhënat zyrtare të komisionit të bashkimit citojnë: “Ne bëjmë thirrje për të formuar Federatën Pan Shqiptare të Amerikës nga bashkimi i shoqatave të mëposhtme: “Besa – Besë”, “Flamuri i Krujës”, “Shoqëria Kombëtare”. dhe “Dallandyshja”. Vatra u regjistrua si shoqatë në shtetin Masaçusets dhe morr çertifikatën e njohjes më 13 qershor 1912. Çertifikata tregon këto emra, citim: Faik Konica, Lambi Chikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere, Kosta Kotta.