4977 pes – Krijohet Gjithësia, sipas Johannes Kepler, 28 vjeçar.

4977 pes – Krijohet Gjithësia, sipas Johannes Kepler, 28 vjeçar.

Kepler (1571 – 1630), ishte astronom, astrolog – figurë kryesore në revolucionin shkencor të shekullit të 17-të, – Kepler krijoi ligjet e levizjes planetare, që u bënë bazë për teorinë e gravitacionit të Isak Njutonit. Kepler jetoi në një epokë kur mes astronomisë dhe astrologjisë nuk kishte asnjë dallim, por ekzistonte ndarje e fortë midis astronomisë si degë e matematikës, dhe fizikës si degë e filozofisë natyrore. Gjithashtu, Kepler përdori në punën e tij argumente dhe arsyetim fetar, motivuar nga besimi se Perëndia kishte krijuar botën sipas një plani të kuptueshëm përmes ndriçimit të natyrshëm të arsyes. Lidhur me krijimin e Gjithësisë ka disa teori; modeli kozmologjik më mbizoterues është Teoria Big Bang (Shpërthimi i Madh) që është llogaritur të ketë ndodhur 13.798 miliardë vjet më parë. Gjithashtu, ka shumë teori rivale në lidhje krijimin Gjithësisë. Disa shkencëtarë nuk e dine me siguri se si u shkaktua Big Bang; shumë refuzojnë të spekulojnë, pasi mendojnë se nuk do të kuptohen. Ka hipoteza të ndryshme për multi-verse, (shumë-gjithësi), dhe fizikantët kanë sugjeruar se Gjithësia, mund të jetë një ndër shumë ose madje mes një numri të pafund Universesh që gjithashtu ekzistojnë. Ja si shkruante Johannes Kepler ndërsa bëhej gati të shpallte përllogaritjet e veta në librin “Harmonies Of The World”: “Nëse më falni unë do të gëzohem; nëse zemëroheni, do të duroj; Librin po e shkruaj për t’u lexuar nga bashkëkohësit e mi ose brezat e ardhshëm, kjo nuk ka rëndësi cili; libri i pret lexuesit e tij për qindra vjet; Vetë Zoti priti 6 mijë vjet që puna e tij të shihej.”