1945 – Partizanë italianë kapin Musolinin

1945 – Partizanë italianë kapin Musolinin. Duke mos dashur të binte në duart e britanikëve apo amerikanëve, Musolini ra në duart e partizanëve komunistë, të cilët ishin betuar prej kohësh se do ta dënonin për krime lufte. Ai dhe dashnorja e tij, Klara Petaçi sapo kishin kaluar kufirin zviceran, vetëm për të zbuluar se ndodheshin në anën partizane. Çifti u pushkatua, trupat e tyre më pas u transportuan me kamion në Milano, ku u varën publikisht me kokë poshtë.