1532 – Sulltan Sulejman kalon përmes Hungarisë drejt Vjenës.

1532 – Sulltan Sulejman kalon përmes Hungarisë drejt Vjenës. Sulejman i njihet si Sulltani “madhështor” në Perëndim dhe Sulltan “Kanuni” (Ligjvënësi) në Lindje , Sulejmani (1494-1566) ishte i sulltani i dhjetë ottoman dhe me qëndrimin më të gjatë në post. Ai udhëhoqi ushtritë osmane në pushtimin e fortesave të krishtera të Beogradit , Rodos, si dhe shumicën e trojeve të Hungarisë para se vala e pushtimeve të tij të ndalej para mureve të Vjenës. Sulejmani aneksoi pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe zona të mëdha të Afrikës Veriore deri në perëndim të Algjerisë. Nën sundimin e tij , flota osmane ishte mbizotëruese në det nga Mesdheu deri në Detin e Kuq dhe në anën e Gjirit Persik. Suleimani bëri ndryshime të mëdha legjislative në arsimin, tatime dhe kodin penal Ai u shqua si poet dhe argjendar.